Lajmet

Vjen Google+ për iPad

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Vjen Google+ për iPad

Google ka lëshuar aplikacionin e Google Plus për iPad, që e sjell një ndërfaqe si të një reviste dhe duket ngjashëm me versionin për Nexus 7 të këtij rrjeti social. Ai është në dispozicion të shkarkohet që tani pa pagesë.

Lidhjet e shpërndara paraqiten në kuti me ikona qarkore që tregojnë shpërndarësin, së bashku me komentet dhe ata që ia kanë bërë +1 lidhjes. Fotografitë zgjerohen kur klikohen, kur artikujt të ngarkohen përgjatë shfletuesit të aplikacionit.

Ars Technica deklaroi që hapësira e vogël humbet dhe ngjason me lexuesin e RSS-ve, Flipboard që përfaqëson informacionin në një këllëf të revistës – megjithëse çalon në funksionim për dallim nga ajo të cilën e ka Flipboard kur të bëhet kalimi përgjatë faqeve të përmbajtjes. Për dallim nga aplikacioni i Facebook për iPad, Google+ është shumë më i mirë dhe më i shpejt. Inxhinierë anonimë të rrjetit Facebook thanë që një aplikacion më i shpejt pritet të vijë së shpejti.

Në një intervistë me faqen për teknologjinë dhe elektronikën, The Verge, drejtuesi i dizajnit në Android, Matias Duarte, tha që Google ka rrëfyer ndarjen në madhësinë e ekranit me paraqitjen e Nexus 7. Një kritikë për tabletët me Android është që aplikacionet kanë qenë të përshkallëzuara për t’iu përshtatur madhësive të ekraneve, në vend se aplikacionet të jenë të ndërtuara posaçërisht për ato madhësi. Dallimi në mes Samsung Galaxy Nexus dhe Nexus 7 është rreth 3 inç, duke nënkuptuar që aplikacionet që e bëjnë përshkallëzimin të paktën funksionojnë.

Në Google+ përkrahen edhe video bisedat, shërbim ky i cili është përdorur nga kryetari i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe Rafael Nadal, që mund të lejojë bisedën deri mes 10 personave. iOS ofron Facetime, por kjo është vetëm për pajisjet Mac dhe që kanë iOS gjersa Google Hangout mund të përdoret në ndonjë pajisje që e përdor aplikacionin Google Plus. Ai gjithashtu duket si një alternativë e zbatueshme për shërbimin për video biseda, Skype.

Megjithëse aplikacioni për Facebook është më i ngadalshëm se ai për Google Plus, i cili sapo është lëshuar, Google e ka të vështirë t’i bëjë konkurrencë gjigantit social. Ars Technica tha gjithashtu që aplikacioni të paraqet një ndjesi më tepër të një lexuesi të lajmeve se sa të një rrjeti social, që do të thotë se ekziston një kategori aplikacionesh që duhet të merren parasysh. Google Plus për iOS është në dispozicion që tani, falas. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>