Lajmet

Vjen më në fund Photoshop Touch për Android dhe iPhone

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Vjen më në fund Photoshop Touch për Android dhe iPhone

Adobe ka lançuar një version të thjeshtë për një nga programet më të rëndësishme të suitës së vet: Photoshop-it.

Aplikacioni quhet Photoshop Touch dhe përmban disa nga karakteristikat kryesore të Photoshop-it, të njëjtat që janë të disponueshme për versionin e optimizuar për iPad dhe tabletët Android, i cili u lançua vitin e kaluar.

Disa prej opsioneve përfshijnë shtresat (layers), mjetet e selektimit, ngjyrosjen etj.

Photoshop Touch punon mjaft mirë edhe në ekrane të vegjël. Mund të editoni foto, t’i prisni dhe t’i modifikoni ato. Mund të punoni me klonimin, furçat dhe efektet.

Një nga opsionet e veçanta për këtë version është “Scribble Selection”, e cila ju mundëson të kombinoni shpejt imazhet me njëri-tjetrin, si dhe të bëni foto në moment me kamerën e celularit.

Nëse e përdorni Photoshop-in në kompjuterin desktop apo në tablet, Photoshop Touch sinkronizohet edhe me Adobe Creative Cloud në mënyrë që t’ju lehtësojë punën e transferimit të imazheve nga një platformë në tjetrën.

Versioni për iPhone është i disponueshëm për modelet iPhone 4S e më lart (si dhe iPod Touch gjenerata e pestë).(PCWorld Albanian)

Adobe Photoshop Touch ($4.99) | iTunes App Store

Adobe Photoshop Touch ($4.99) | Google Play

Photoshop

Lajmet e fundit>