Lajmet

Vjen Microsoft Office 2010 për Windows 8

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Vjen Microsoft Office 2010 për Windows 8

Dyqani virtual i Microsoft, Windows Store ka lansuar programin e vet të parë për desktop. Office 2010 është në dispozicion në dyqanin online, duke përmbushur premtimin e Microsoftit që do të ofronte aplikacionet për desktop dhe Metro për përdoruesit e Windows 8.

Përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionet falas dhe të paguara të Metro drejtpërdrejt nga dyqani. Një buton i thjeshtë për instalim e shkarkon pastaj e instalon në prapavijë aplikacionin. Dhe sapo të jetë kryer instalimi atëherë ju paraqitet një njoftim në ekran.

Listimet e softuerëve për desktop shërbejnë më tepër si drejtues tek Ueb faqet e jashtme se ku mund t’i blini ato. Faqja e dyqanit për Microsoft Office ofron një shpjegim dhe hollësi për këtë pako. Por në vend të një butoni për shkarkim, faqja e dyqanit paraqet një lidhje “Shkoni tek Ueb faqja e zhvilluesit”. Ajo lidhje hapet në Internet Explorer duke ju dërguar në një faqe të Microsoftit ku mund të blini versione të ndryshme të Office 2010.

Versionet e ndryshme të pakos kushtojnë nga 119 deri në 499 dollarë. Office është një zgjedhje logjike pasi që është kandidati i parë i produkteve të Microsoft. Mbesim me shpresë që ta shohim zgjerimin e ofertimit nga dyqanet për një listë të plotë të programeve për desktop. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>