Lajmet

Vjen në Prishtinë Workshopi i dytë i Albanian ICT Awards 2012

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Vjen në Prishtinë Workshopi i dytë i Albanian ICT Awards 2012

ict logo1Eventi Albanian ICT Awards 2012, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po i afrohet fazës finale.

Shtëpia botuese në fushën e teknologjisë dhe komunikimit, ICTS Media, partnere me ndërkombëtarët e IDG-së, njëkohësisht organizatore e eventit, do të mbajë në Prishtinë më datë 6 prill 2013 takimin e dytë të punës.

Gjatë workshop-it do të trajtohet ecuria e deritanishme e eventit, i cili ka për qëllim njohjen, shpërblimin dhe motivimin e profesionistëve dhe të talentuarve të fushës së teknologjisë së informacionit, si dhe do të bëhet një prezantim i shkurtër i kompanive partnere dhe mbështetëse.

Workshop-i i dytë, që do të mbahet në Universitetin Amerikan në Kosovë, fton të gjithë entuziastët dhe profesionistët e fushës që t’i bashkohen këtij organizimi, i cili sjell jo vetëm risi dhe vlerësim në tregun e teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqiptare, por njëkohësisht është më i madhi i këtij lloji në rajon.

Ky Workshop paraprin ngjarjet e Mbrëmjes Gala e cila do të zhvillohet në fund të muajit prill, gjatë së cilës do të shpallen fituesit e pesë çmimeve të kategorive të nominuara të këtij viti:

· TIK kreativiteti i vitit

· TIK akademiku i vitit

· TIK mobiliteti i vitit

· TIK tema e diplomës e vitit

· TIK ylli i vitit në ngritje

Fituesit por njëkohësisht edhe të nominuarit e këtij viti do të bëhen pjesëmarrës në një mbrëmje të veçantë ku do të kenë mundësi të krijojnë kontakte me profesionistë të fushës si dhe personalitete të vlerësuara në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni apo të drejtoheni në adresën zyrtare të eventit Albanian ICT Awards – www.ictawards.org.

Lajmet e fundit>