Harduer

Vjen Nvidia GeForce GTX 660 Ti

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Vjen Nvidia GeForce GTX 660 Ti

Nvidia thuhet se më në fund ka vendosur të zgjeroj GPU-në e saj të bazuar në Kepler përtej ofertave të saj aktuale si GeForce GT 640 prej 99 dollarësh.

Sipas Sweclockers, GeForce GTX 660 Ti do të vijë mes datave 19 dhe 31 gusht me një çmim prej 299 dollarësh, duke e bërë kështu atë një konkurrentë të drejtpërdrejt të AMD Radeon HD 7870 GHz.

Ngjashëm me GTX 670, edhe GTX 660 Ti do të jetë i bazuar në arkitekturën bazë GK 104 me njësi 7 SMX të aktivizuara me një total prej 1344 bërthamash CUDA. Parametrat e tyre priten të ndryshojnë kur bëhet fjalë për memorjen.

Ndërsa GeForce GTX 670 ka me memorje 2GB ose 4GB GDDR 5 në një ndëfaqe 256-bit, versioni GTX 660 Ti thuhet se ka memorje 1.5G ose 3GB GDDR5 me ndërfaqe 192-bit. Shpejtësia e clock-ut duhet të jetë më e ulët gjithashtu por ende nuk ka ndonjë specifikë të saktë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>