Lajmet

Vjen për vitin e tretë me radhë konkursi Betapitch Tirana

Aug 17 2018
0 Shpërndarje
Sikurse edhe vitet e shkuara, start up-et në Tiranë konkurrojnë për një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 15 Nëntor 2018. Vjen për vitin e tretë me radhë konkursi Betapitch Tirana

BETAPITCH vjen sërisht në Tirana këtë vit në kërkim të sipërmarrësve dhe sipërmarrjve më premtuese.

Instituti Adriapol në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin sjellin për të tretin vit radhazi konkursin Betapitch Tirana, më datë 5 Tetor 2018. Eshtë hapur tashmë procesi i aplikimit për të gjithë start up-et e interesuara: https://www.betapitch.net/tirana

Ashtu sikurse është edhe në traditën e Betapitch, vetëm 8 grupe që kalojnë fazën përzgjedhëse do të konkurrojnë me idetë e tyre të biznesit përballë një jurie të larmishme ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për një sërë çmimesh.

Sikurse edhe vitet e shkuara, start up-et në Tiranë konkurrojnë për një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 15 Nëntor 2018.

Grupi fitues i Betapitch Tirana 2017 ishin Tikapps, të cilët prezantuan sesi realiteti i shtuar (augmented reality) i vjen në ndihmë industrisë së marketingut. Megjithëse tikapps nuk paten mundësi të fitonin çmim në Berlin, ata krijuan kontakte dhe shkëmbyen ide të vlefshme për vijueshmërinë e biznesit të tyre.

I startuar në 2016-ën, ky është edicioni i tretë i Betapitch Tirana. Krahas Shqipërisë, aktiviteti organizohet edhe në 11 qytete të tjera si: Shkupi, Beograd, Sofie, Hamburg, Lisbon, Kajro, Jonkoping, Mostar, Stamboll, Seul dhe Kuala Lampur.

Fituesit e konkurseve rajonale, siç vlen edhe për Tiranën, kanë mundësi të takohen me investitorë, mentorë dhe drejtues korporatash në evenimentin final i cili do të mbahet në Berlin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>