Lajmet

Vjen për zhvilluesit iOS 7 Beta 3

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Vjen për zhvilluesit iOS 7 Beta 3

Dy javë pas lançimit të iOS beta 2, i cili kishte edhe mbështetje për iPad, vjen iOS beta 3 për zhvilluesit e regjistruar.

Apple ka zbuluar iOS 7 gjatë WWDC 2013 në qershor të këtij viti, duke vënë në dispozicion të zhvilluesve betën e parë që atë ditë. Deri tani është proceduar me lançimin e një versioni të ri beta çdo dy javë – praktikë kjo më e shpejtë dhe më e qëndrueshme se më parë.

Në shënimet për beta 3 nuk përmenden ndryshime të rëndësishme apo karakteristika të ardhshme – më tepër flitet mbi rregullime gabimesh apo përmirësim të performancës. Gjithsesi, raportimet e hershme tregojnë se ka disa ndryshime lidhur me ndërfaqen e përdoruesit, veçanërisht kur bëhet fjalë për llojin e shkrimit dhe ikonat brenda aplikacioneve.

Në ditët në vazhdim pritet që zhvilluesit dhe gazetarët e teknologjisë të raportojnë më me detaje mbi të rejat në beta 3. Për momentin, është e rëndësishme të dihet se Apple sapo ka filluar punën e vërtetë me iOS 7. Ato që janë sot pjesë e versioneve beta mund të mos përfaqësojnë pamjen përfundimtare të sistemit operativ në fund, i cili pritet gjatë vjeshtës së këtij viti.

Lançimet e shpejta dhe të rregullta të versioneve beta konsiderohen mjaft të rëndësishme për sistemin operativ dhe shpresohet që Apple të vazhdojë me këtë taktikë duke qenë se iOS 7 sjell shumë ndryshime për zhvilluesit e aplikacioneve. Sa më e mirë të jetë praktika e lançimeve të versioneve beta, aq më e mirë do të jetë edhe strategjia e testimit. (PCWorld Albanian)

sio 7

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>