Lajmet

Vjen përditësimi i dytë në Windows Phone 8.1 Developer Preview

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Vjen përditësimi i dytë në Windows Phone 8.1 Developer Preview

gsmarena_001Microsoft ka lëshuar një përditësim më të fundit për Windows Phone 8.1 Developer Preview. Lëshimi më i fundit ka një numër versioni 8.10.12390.890, por për fat jo të mirë nuk ka një listë ndryshimesh të detajuar. Thuhet se Nokia Lumia 1520 i është shfaqur ky përditësim, kështu që kontrolloni telefonët për ndonjë njoftim nëse ju tashmë keni testuar versionin Developer Preview të Windows Phone 8.1.

Ky është një përditësim tjetër që kompania po dërgon në versionet Beta të Windows Phone që nga lançimi më 14 prill. Përditësimi i shkuar nuk solli asnjë ndryshim në ndërfaqe ose në funksionalitete, por vetëm përmirësoi konsumin e baterisë. Në të shumtën e rasteve të tilla përditësime kontribuojnë në rregullimet e gabimeve dhe përmirësimin e stabilitetit të platformës mobile. Versioni Final i Windows Phone 8.1 do të lançohet më 24 qershor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>