Lajmet

Vjen përditësimi i parë Windows Phone 8.1

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Vjen përditësimi i parë Windows Phone 8.1

cortanawp811_640Microsoft lëshoi përditësimin e parë për Windows Phone 8.1 për zhvillues gjatë të hënës. Derisa është teknikisht një lëshim për zhvillues, çdokush me një Windows Phone mund të regjistrohet falas për ta instaluar përditësimin përgjatë programit App Studio të Microsoft-it. Nëse jeni një pjesëmarrës në App Studio, atëherë nuk do të ju duhet që të paguani 19 dollarë për të qenë një zhvillues i Windows Phone dhe ju ende do të jeni në gjendje që të fitoni qasje të hershme në Update 1.

Windows Phone 8.1 Update 1 përfshin një numër të përmirësimeve vetëm disa muaj pasi u lëshua versioni i parë 8.1 për zhvillues. Një shtojcë kryesore është paraqitja e folderëve për Windows Phone. Microsoft gjithmonë ka përdorur LiveTiles për aplikacionet e veta dhe veçoria e re Live Folders thjesht iu mundëson përdoruesve të Windows Phone që të vendosin një kartë sipër një tjetre për të krijuar dhe emëruar një folder. LiveTiles ende do të funksionojnë brenda folderit dhe do të paraqiten në kartën kryesore të folderit.

Microsoft është duke bërë edhe shtimin e mundësisë për të përcjellë ose fshirë shumë porosi SMS që janë përzgjedhur, po ashtu edhe të opsioneve për rregullim pushimit të alarmeve dhe përmirësimit të LiveTile për Xbox Music. Windows Phone 8.1 Update 1 po ashtu sjell Cortana-n në tregjet e reja, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinën, në fazën beta. Australia, Kanadaja dhe India po ashtu pritet të jenë shtetet të cilat do të marrin përparësi të Cortana-s në fazën alfa, përpara një lëshimi për tregjet shtesë në të ardhmen. Përdoruesit e lëshimit për zhvillues mund t’i qasen menjëherë përditësimit duke klikuar thjesht për përditësime në një pajisje me Windows Phone 8.1. Përditësimi pritet të lëshohet për pajisjet e tjera gjatë muajve të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>