Lajmet

Vjen përditësimi i ri i Sony Xperia Z3V

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Vjen përditësimi i ri i Sony Xperia Z3V

Sony-Xperia-Z3v-4-1280x853Kompania Verizon sapo ka nxjerrë një përditësim softuerik të versionit Sony Xperia Z3V, përditësim i cili sjell një gamë të gjerë përmirësimesh. Në të përfshihen një NFC e përmirësuar, video HD në Google Play Movies, probleme të zgjidhura në aplikacionin Lifelog dhe shumë të tjera.

Ky përditësim vjen me numrin “23.0.E.1.44” dhe tashmë ka dalë në pajisjet Xperia Z3V. Ndoshta vlen të përmendet se cilësia më e mirë e tij është mundësimi i videove në cilësinë HD në kategorinë Play Movies, gjë e cila do të jetë një ndryshim i mirëpritur nga çdo fans i kinematografisë.

Por gjithashtu ka patur edhe shume përmirësime të tjera shoqëruese të këtij përditësimi: Kompania Sony ka bërë disa ndryshime edhe në hartimin e aplikacionit të saj Lifelog, duke e sjellë atë në përputhshmëri me aplikacionet e tjera. Gjithashtu edhe aplikacioni i e-mail-it është përmirësuar duke e thjeshtëzuar aksesin më thjesht për në qendrën e lajmërimeve.

Në kohën kur ju jeni duke folur në telefon, telefoni juaj nuk do të dridhet më aq shumë sa më parë, pasi Sony ka menduar edhe për këtë gjë, duke reduktuar lajmërimet gjatë kohës që ju jeni në bisedë. Këto dhe shumë përditësime të reja, nëse ende nuk i keni provuar në pajisjen tuaj, mund ta bëni që tani manualisht tek seksioni Software Update në aplikacionin Settings të pajisjes tuaj Xperia ZV3. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>