Lajmet

Vjen përditësimi më i ri i Kingsoft Office për iOS

Apr 5 2014
0 Shpërndarje
Vjen përditësimi më i ri i Kingsoft Office për iOS

kingsoft-office-for-ios-doc-carouselMicrosoft Office për iPad ishte lajmi më i rëndësishëm i javës së kaluar dhe ishte një ndër risitë më të shumëpritura për sistemet e Apple. Por problemi më i madh i Microsoft Office për iPad ishte çmimi goxha i kripur prej 99 dollarësh për të gjithë paketën për abonimin në Office 365. Por ka edhe alternativa dhe mesa duket, përditësimi i Kingsoft Office ka si qëllim konkurrimin direkt të Microsoft Office për iPad.

Kingsoft Office 3.2, përditësimi më i ri, ofron editorin e tekstit, tabletat llogaritëse dhe shikim e krijim prezantimesh, të gjitha në “çmimin” mëse të arsyeshëm prej 0 dollarësh. Plotësisht falas! Edhe pse Kingsoft Office ka rreth një vit që është në qarkullim si aplikacion, akoma nuk e ka famën e Microsoft Office edhe pse është mbase më efektiv se Microsoft Office për disa përdorues. Në versionin e ri 3.2 suportohet edhe hapja dhe përdorimi i dosjeve ZIP, ka suport për AirPlay dhe për DLNA (shikim i dokumenteve në televizor), një opsion prezantimi që ju lejon që edhe të shikoni shënime ndërkohë që prezantoni, etj.

Ajo që e bën esecialisht të ndryshme Kingsoft Office është suporti për shërbimet cloud. Dropbox, Box, Google Drive, One Drive dhe WebDAV suportohen të gjitha në Kingsoft Office, ndërkohë që Microsoft Office është e bashkërenduar vetëm me OneDrive. Gjithsesi, në disa testime duket se Kingsoft Office ka pak probleme me Google Drive duke mos hapur dokumentet e punuara dhe të ruajtura në Google Drive dhe shfaq probleme për dokumentet që i shkarkon.

Por gjithsesi, nuk ka problem për shërbimet e tjera cloud, duke ofruar efektivitet si në ngarkim ashtu edhe në shkarkim. Diçka që i jep disavantazh Kingsoft Office në krahasim me Microsoft Office është pamja vizuale. Por veç kësaj, të gjitha mjetet për editim dokumentesh janë aty. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>