Harduer

Vjen printeri Formlabs Form 1 3D

Feb 10 2013
0 Shpërndarje
Vjen printeri Formlabs Form 1 3D

Printeri Formlabs Form 1 3D ka dalë në prodhim dhe është një lajm i mirë për individët kreativ të teknologjisë.

Kjo ndoshta sepse ky printer përfshin një proçes totalisht të ndryshëm krahasuar me printerat 3D të tjerë në qarkullim. Shumica e printerave 3D përdorin një teknikë të quajtur shtypje, ku printeri shkrin plastikën edhe e shtron në shtresa për të krijuar objektet 3D. Por tipari i Form 1 i njohur si fabrikim optik “stereolithography”, përdor një lazer për të lëshur element të lëngshëm brenda shtresave mikroskopike, duke rezultuar në një krijim më preçiz. Ka pasur mjaft zhurmë rreth printerit.

Fushata e Form 1 Kickstarter për mbledhje fondesh vitin e kaluar ishte një nga më të suksesshmet. Ndërsa kompania priste të mblidhte rreth 100,000 $ fonde nga sponsorat, përfundoi me afërsisht 3 milion $. “Ndërkohë që komponentët vazhdojnë të vijnë, Grupi i Form është duke përgatitur linjat tona të prodhimit për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur tek fabrika jonë në Shtetet e Bashkuara” shkroi në blogun e kompanisë menaxheri i operacioneve të Formlab, Luke Winstone.

Grupi i parë i printerave do të jenë rigorozisht të testuar, tha kompania, dhe shumë nga printerat e premtuar sponsorve të Kickstarter do t’iu dërgohen në fund të prillit, duke vazhduar me dërgimin e njerëzve që i kanë porositur që tani për në maj.

Për 3,300$ paketa Form1 përfshin printer 3D, softuere, pajisjen e pas-proçesimit që vjen bashkë me një mbajtëse të komponentëve, solucion shplarës për të hequr mbetjet, vaskë uji, shportë zhytjeje, skrap për të larguar materialin e tepërt, pincën dhe pikatoren. Ideja e një printeri 3D relativisht të përballueshëm ekonomikisht ka tronditur pak konkurencen. Modelet mëtë thjeshta fillojnë nga 1,300 $ ndërsa modelet më cilësore shkojnë deri në 100,000$.

Formlabs dhe Kickstarter janë në qendër të një padie të ngritur nga 3D Systems, prodhes të printerave 3D, për çështje patente. Padia pretendon se Formlabs ka cenuar një patentë të krijuar nga Sistemet 3D që lidhet me proçesin e printimit 3D në stereolithography. (PCWorld Albanian)

Formlabs Form 1 3D

Tags >

printer
Lajmet e fundit>