Lajmet

Vjen Skype 6.2 për Windows dhe Mac

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Vjen Skype 6.2 për Windows dhe Mac

Skuadra Skype, e kompanisë Microsoft, gjatë ditës së mërkurë prezantoi dy përditësime, të dyja nën versionin 6.2 për Windows dhe Mac.

Versioni për Windows përfshin ri dizenjimin e shirit të mjeteve të vendosur në pjesën e sipërme të ekranit, i cili përmbledh veprimet kryesore, si thirrje telefonike, krijimi i grupeve dhe shtimi i kontakteve.

Ai po ashtu përfshin e-dhurata (dhurata elektronike), ose mundësinë për të dërguar kredite të Skype tek përdoruesit në ditën e lindjes së tyre, të cilat pranuesit mund t’i përdorin kurdo që dëshirojnë.

Një veçori tjetër në Skype 6.2 për Windows përfshin opsionin për të dërguar një mesazh te çastit duke përdorur ctrl+enter. Ky version nuk mbeshtet kompjuterat që përdorin CPU të tipit Intel Pentium 3 ose të ngjashëm, të cilët nuk mbështesin instruksionet SSE2.

Përditësimi Skype 6.2 për Mac përfshin të njëjtën veçori e-dhuratë. Ai gjithashtu rrit mbështetje për SMS një-kahësh pa qenë i nevojshëm verifikimi i numrit celular të përdoruesit.

Twitter zbulon aplikacionin Vine për krijimin dhe shpërndarjen e videove

Përditësimi për Mac përfshin gjithashtu, disa arnime të vrimave, përfshirë problemet e shkyçjes nga rrjeti Facebook, si dhe çështje me paraqitjen e kontakteve të Messengerit në një grup kontaktesh në Skype. (PC World Albanian)

Skype

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>