Lajmet

Vjen tableti Nexus 7

May 31 2012
0 Shpërndarje
Vjen tableti Nexus 7

Tableti i shumëpritur i Google, Nexus 7, është shfaqur më së fundi në treg. Pajisja ka këto specifika, procesor katër bërthamësh Nvidia Tegra 3 dhe sistem operativ Android 4.1. Duke u bazuar në deklaratat e shefit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, i cili gjatë dhjetorit deklaroi se ky produkt do të dal në treg pas 6 muajsh, atëherë kjo i bie se Nexus 7 do të vijë gjatë muajit qershor.

Duke i’u referuar emrit, Google Asus Nexus 7, aparati do të jetë 7 inç i ndërtuar nga Asus, me një rezolucion ekrani prej 1280×768. Pajisja do të ketë një procesor katër bërthamësh 1.3GHz, 1GB RAM, hard disk me hapësirë 16GB dhe kartelë grafike Nvidia ULP GeForce. Tableti operon me versionin më të fundit të sistemit operativ Android 4.1 JRN51B apo ndryshe i njohur si “Jelly Bean”. Çmimi i këtij produkti është 199$. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>