Lajmet

Vjen verifikimi prej dy hapave në Twitter, ja se si ta përdorni

May 23 2013
0 Shpërndarje
Vjen verifikimi prej dy hapave në Twitter, ja se si ta përdorni

Më në fund, Twitter ka shtuar verifikimin prej dy faktorëve dhe ju do të ishte mirë që të filloni ta përdorni që tani.

Me siguri që nuk është e nevojshme të tregohet arsyeja se pse po ju këshillojmë që ta përdorni këtë, por ju keni parë artikuj në të kaluarën të cilët janë postuar, ku është treguar për vjedhjen e fjalëkalimeve të shumë përdoruesve të rrjeteve shoqërore.

Prandaj për ta zvogëluar mundësinë që të ju ndodhë vjedhja e fjallëkalimeve, më poshtë mund të shihni se si të filloni ta mbroni veten.

Për ta lëshuar verifikimin prej dy faktorëve në Twitter, së pari duhet të verifikoni numrin tuaj të telefonit dhe adresën e e-mailit. Posa ta keni kryer këtë, ndiqni hapat në vazhdim:

1. Vizitoni faqen për opsionet e llogarisë.

2. Përzgjidhni “Require a verification code when I sign in”.

3. Klikoni në lidhjen “add a phone” dhe ndiqni të rejat që paraqiten.

4. Çdo herë do të ju kërkohet që të shkruani një kod prej gjashtë shifrave që dërgohet në telefonin tuaj me SMS çdo herë që qaseni në Twitter.com. (Nuk do të ju kërkohet kjo gjë sa herë që qaseni në Twitter, por sa herë që ju kërkohet që ta bëni kyçjen.) (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>