Lajmet

Vjen version LibreOffice 4.0

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Vjen version LibreOffice 4.0

Dashamirësit e LibreOffice do të zbulojnë një version të ri dhe të përmirësuar me disa veçori që gjenden vetëm në Microsoft Office.

Për ata që janë të pa familjarizuar me produktin, LibreOffice është një paketë me burim të hapur për desktop, një nga alternativat pa pagesë për Microsoft Office. Paketa përfshin aplikacione për përpunim teksti, “spreadsheet”, prezantime, baza të të dhënave dhe vizatime. I lëshuar gjatë ditës së enjte nga Fondacioni Dokument, LibreOffice 4.0 përfshin disa veçori dhe përmirësime të reja.

Përdoruesit e Word tani mund të shtojnë komente në gjithë paragrafet e tekstit, mund të krijojnë me lehtë kreun dhe fundin e faqes, mund të fusin shprehje matematikore RTF. Ata gjithashtu do të gjejnë mbështetje më të mirë për formatin DOCX të Wordit.

Njerëzit që përdorin programin Calc spreadsheet do të shohin disa funksione dhe formula të reja, mundësinë për të eksportuar grafike si skedarë imazhi, dhe të trajtojnë më mirë formatin ODS të OpenOffice dhe XLSX të Excelit. Programet për vizatim dhe baza të të dhënave po ashtu kanë përmirësimet e tyre.

Së bashku me veçoritë e reja është edhe lëshimi i parë i një Aplikacioni për Kontrollim nga Larg për Android. Ky aplikacion ua mundëson përdoruesve që të kontrollojnë prezantimet në LibreOffice nga pajisja e tyre Android. Për momentin, aplikacioni funksionon vetëm me disa lloje të caktuara të Linux-it. Por Fondacioni Document thotë që versioni i ardhshëm do të mbështes Windows, MacOS X dhe të gjitha llojet e Linux-it.

Shumë nga përmirësimet e tjera do të jenë në interes kryesisht të zhvilluesve. Një listë e plotë me këto është në dispozicion në faqen me Shënime për Hedhjen për versionin e ri.

Që kur LibreOffice është një projekt me burim të hapur, zhvilluesit mund të kontribuojnë me ndryshimet e tyre ne kode për të ndihmuar në ngritjen e programit. Sipas Fondacionit Document, gjatë zhvillimit të versionit 4.0, zhvilluesit kanë kontribuar me më tepër se 10,000 rreshta kod. LibreOffice 4.0 dhe Software Development Kit janë në dispozicion në faqen për shkarkim të platformës. (PC World Albanian)

LibreOffice

Lajmet e fundit>