Lajmet

Vjen versioni i qëndrueshëm i Ubuntu 14.10, i gatshëm për tu shkarkuar

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Vjen versioni i qëndrueshëm i Ubuntu 14.10, i gatshëm për tu shkarkuar

ubuntu-14.10-desktopPas gjashtë muajsh versioni i qëndrueshëm i Ubuntu 14.10 tashmë është lëshuar. Sistemi operativ me pseudonimin “Utopic Unicorn”, vjen me disa ndryshime modeste kryesisht rregullime të gabimeve, përmirësime të qëndrueshmërisë dhe përditësime kyçe të softuerit. Secila prej këtyre janë mjaft të vlefshme, por idetë e freskëta dhe arti i ri janë ato që presim në çdo version të ri.

Për zhvilluesit gjërat duken më favorizuese. Ubuntu 14.10 sjell një qendër të re të mjeteve për zhvilluesit që veçanërisht thjeshtësojnë proçesin e instalimit të SDK-së së Android. Teksa lëshimi ndodhi në javën kur Ubuntu mbush 10 vjeç, e gjitha kjo mund të duket kundra “rrymës”. Asnjë ndryshim në veçori, asnjë ndryshim në pamjet vizuale madje nuk ka as edhe një sfond të ri në desktop. Por ajo që mund të shikohet me krenari është sesa ka avancuar Ubuntu në tërë këto vite.

Aplikacionet që janë përditësuar janë:

LibreOffice 4.3.2.2

FireFox 33

Thunderbird 33

Nautilus 3.10

Evince 3.14

Rythmbox 3.0.3

Unity 7.3.1

Ky përditësim sjell edhe disa background të cilat janë të zakonshme më ardhjen e një version të ri Ubuntu. Ndërsa Ubuntu Kernel Linux 3.16 sjell mbështetje për

disa proçesorë Intel përfshi arkitekturat Haswell dhe Broadwell dhe grafika më të mira NVIDIA dhe AMD. Ubuntu 14.10 është i disponueshëm për tu shkarkuar përmes torrent në lidhjet e mëposhtme. Po ashtu nëse ju keni një version paraprak të Ubuntu 14.10 mund të merrni lëshimin më të fundit duke përditësuar dhe instaluar përditësimet.

Ubuntu 14.10 Desktop (64Bit) Torrent

Ubuntu 14.10 Desktop (32Bit) Torrent. (PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>