Lajmet

Vjen versioni zyrtar i Blackberry Messenger për Windows Phone

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
Vjen versioni zyrtar i Blackberry Messenger për Windows Phone

bbm_windows_phoneBlackberry ditën dielë lançoi Blackberry Messenger (BBM) për Windows Phone duke e hequr përfundimisht tagun “Beta”. Ju mund të shkarkoni aplikacionin tashmë përmes Windows Phone Store.

Kompania shpjegoi se version 1.01 rregullon një numër gabimesh dhe sjell përmirësime të performancës që janë gjetur gjatë fazës së Beta-s. BBM për Windows Phone u lëshua në versionin Beta në muajin korrik për të gjithë përdoruesit Windows Phone 8 dhe 8.1. Faza e Beta-s nuk zgjati shumë, kjo mbase nuk kishte shumë gabime ose përdorues që ta testonin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>