Lajmet

Vjen versioni zyrtar i shërbimit Ubuntu One për Mac

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Vjen versioni zyrtar i shërbimit Ubuntu One për Mac

Ubuntu Mac.Shërbimi për ngarkesë dhe sinkronizim Drive i Google shpesh mund të thotë që mund të ketë një pjesë më të madhe të tregut se Ubuntu One, por këtë javë Ubuntu One mori një mundësi mjaft të mirë për të rritur praninë e vet në treg.

Veçanërisht, pas kalimit për disa muaj në fazën testuese, klienti Ubuntu One për përdoruesit e Mac OS X u bë zyrtar, duke nënkuptuar që shërbimi tani është një platformë e drejtpërdrejtë.

Tashmë mbështetjen për Ubuntu One e bën Windows, iOS dhe Android, e po ashtu edhe vetëm Ubuntu Linux.

“Ubuntu One është një platformë e tërthortë dhe punon në Windows, iOS, Android, Ubuntu, ueb dhe tani në Mac, kështu që ju mund të përdorni Ubuntu One mes të gjitha SO-ve tuaja dhe përgjatë pajisjeve tuaja të parapëlqyera,”- thuhet në postimin e bërë gjatë ditës së mërkurë në blogun Ubuntu One.

“Skedarët, fotografitë, dokumentet muzikat, i tërë stafi juaj i çmuar mund të ruhet dhe menaxhohet në një vend të vetëm me cloud-in tuaj personal të Ubuntu One,”- shtoi Canonical.

“Ju mund të shtoni më pas qasjen në gjërat tuaja nga çdo vend, duke liruar hapësirën në pajisjet tuaja të tjera.”

Megjithëse kishte premtuar se do të mbështeste Linux-in që në muajin prill, Google ende nuk e ka bërë këtë gjë.

Ndërsa, edhe Dropbox ofron mbështetje për platformë të tërthortë. (PC World Albanian)

Tags >

Macubuntu
Lajmet e fundit>