Intervista

Vjollca Çavolli flet për pjesëmarrjen e STIKK në CeBIT 2011

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Vjollca Çavolli flet për pjesëmarrjen e STIKK në CeBIT 2011

PCWA: Në çfarë niveli përfaqësohet STIKK dhe cili do te jete roli i saj me pjesëmarrjen në CeBIT?
Vjollca: Ne vazhdim te përpjekjeve te STIKK për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të shoqatës dhe mundësive biznesore jashtë Kosovës, STIKK se bashku me tri kompanitë pjesëmarrëse do te merr pjese ne CeBIT 2011, panairin me te madh ne botë për Teknologji te Informacionit. Roli i shoqatës në këtë panair është në promovimin e sektorit të Teknologjisë se Informacionit dhe te Komunikimit te Kosovës, 65 kompani anëtare te saj, si dhe promovimin e Kosovës me brendin “Kosovo as an Outsourcing Destination”. Përveç këtyre, STIKK do te beje prezantimin e shoqatës dhe aktivitetet e saj ndërkombëtare, krijimin e bashkëpunimit të mundshëm me shoqata të tjera si dhe mundësinë e tërheqjes së investimeve në sektorin e teknologjisë se informacionit dhe te komunikimit.

Gjithashtu, pjesëmarrja në këtë panair do t’ju ofroj kompanive pjesëmarrëse- Rrota, PBC dhe Logistic Plus, mundësinë për të prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre, për te krijuar partneritet me kompanitë ndërkombëtare ne fushat te ndryshme, dhe për diskutuar lidhur me zhvillimin e produkteve dhe projekte të përbashkëta, gjetjen e mundësive për financim te produkteve/shërbimeve nga donatore, pjesëmarrje të mundshme të përbashkët në fonde te EU-se apo donatoreve te tjerë. Përveç kësaj, kompanitë e TIK do të kenë mundësi të njihen me produktet me te reja te Teknologjisë se Informacionit.

PCWA: Çka do të prezantojë STIKK atje?Vjollca Çavolli - STIKK
Vjollca: STIKK është duke përgatitur një numër te konsiderueshëm te materialeve promovuese me anë të të cilave do të bëjë promovimin e shoqatës dhe kompanive anëtare te saj. Ndër to, vlen të përmendet katalogu interaktiv i bizneseve kosovare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe të Komunikimit, broshura e shoqatës si dhe broshura e Agjensionit për promovim të investimeve të Kosovës “Invest in Kosovo- Opportunities in Business Processing and Information Technology Outsourcing”.

PCWA:
Si janë përzgjedhur kompanitë RROTA e PBC Computers që të jenë prezantuese në CEBIT? A ka qene interesim i tyre, apo ka luajtur rol sugjerimi i STIKK?

Vjollca: Duke e ditur natyrën e këtij panairi ku prezantohen risitë nga lëmia e softuerëve, sigurisht qe kompanitë softuerike kane qene ato qe kane shprehur interesimin e tyre per te marre pjese. Ne si shoqate i kemi përkrahur dhe inkurajuar te gjitha kompanitë qe kane zhvilluar produkte te reja me vlere per tregun evropian.

Në fund znj. Çavolli shprehi falënderime të mëdha edhe ndaj donatorëve SIPPO (Swiss Import Promotion Programme), IPAK (Agjencia për promovim te Investimeve), GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe programit të USAID- KPEP (Kosovo Private Enterprise Program).

Lajmet e fundit>