Lajmet

VLC for Android arrin 100 milion shkarkime në Play Store

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Sigurisht MX Player është pjesë e Play Store prej katër vitesh prandaj krahasim nuk është i ndershëm në këtë rast. VLC for Android arrin 100 milion shkarkime në Play Store

Me Android i cili operon në 2 miliard pajisje (http://bit.ly/2hjZUFy) aktive në mbarë botën, nuk është një surprizë të mësojmë se shumë aplikacione popullore po kalojnë shifrën e 100 milion shkarkimeve e madje edhe 1 miliard.

Kësaj kategori i bashkohet së fundit edhe aplikacioni VLC Player për Android i cili është shkarkuar 100 milion herë në një pajisje Android.

Kjo shifër vlen për pajisje dhe jo për llogari, që do thotë se VLC është pjesë edhe pajisjeve që mund të mos i përdorni më dhe që keni kontribuar prej vitesh me çdo produkt të ri në arritjen e kësaj shifre.

Por VLC nuk është luajtësi më popullor i videove në Android sepse kjo kurorë i përket MX Player. Megjithatë është i dyti në listë.

Sigurisht MX Player është pjesë e Play Store prej katër vitesh prandaj krahasim nuk është i ndershëm në këtë rast.

Edhe pse nuk është maturuar ende sa konkurrentët, vlen të përmenden veçoritë e reja dhe përditësimet e shpeshta të tij. Konkretisht VLC ishte ndër të parët që lançoi veçorinë eksperimentale PiP pjesë e Android O.

Kjo veçori është shumë e dobishme sidomos në rastet kur doni të kryeni një proces me telefonin tuaj por edhe të shikoni një përmbajtje video. /PCWorld Albanian

Shkarkoni VLC for Android (http://bit.ly/1LU8TEA)

Lajmet e fundit>