Lajmet

VLC arrin në Windows 8 dhe RT

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
VLC arrin në Windows 8 dhe RT

VLC ka arritur që ti mbledhë 40.000 £, të cilat do ti shfrytëzojë për zhvillimin e aplikacionit për Windows 8 dhe RT, e më vonë edhe për Windows Phone.

Nga VLC kanë njoftuar se kanë arritur që ti mbledhin 40.000 £ për zhvillimin e aplikacionit për Windows 8 dhe RT. Qëllimi është arritur në Kickstartet, të përmbushet pesë ditë para afatit për financim.

Aplikacioni së pari do të mbështesë punën në Windows 8 në harduerin x86, kurse në fazën e mëvonshme do të duhej të arrihet edhe për lançimin për ARM, përkatësisht Windows RT.

Një nga pengesat më të mëdha gjatë zhvillimit të aplikacionit do të jetë respektimi i afatit për prezantim në Windows Store, kështu që një pjesë e mirë e kodit që përdorë Qin32 API do të duhet të rimodelohet.

Pas zhvillimit të suksesshëm për pajisjet me Windows RT, kalimi në Windows Phone do të duhej të jetë një detyrë relativisht e lehtë.

Aplikacioni do të duhej të mbështeste një pjesë të madhe të funksionaliteteve nga versioni i desktopit – titrat, streaming nga rrjeti, reproduksionin nga mediat Blu-ray dhe DVD etj.

Nga VLC-ja sqarojnë se në këtë projekt programuesit do të punojnë me orar të plotë të punës, që do të bëj zhvillimin më të shpejtë në krahasim se si ishin mbështetur më herët, posaçërisht në vullnetarët të cilët aplikacionin do ta zhvillonin periodikisht.

Sipas premtimit nga VLC, versioni fillestar i aplikacionit pritet të dal për tre muaj. (PCWorld Albanian)

VLC Windows 8

Lajmet e fundit>