Lajmet

VLC Media Player në versionin beta për Windows 8 shfaqet në Windows Store

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
VLC Media Player në versionin beta për Windows 8 shfaqet në Windows Store

vlc-player-windows-8-840x420VLC Media Player ka mbështetës të panumërt dhe tani, ka të gjitha mundësitë të shtojë numrin e tyre. Versioni beta i VLC Media Player është shfaqur në Windows Store. VLC për Windows 8 është një aplikacion eksperimental i VLC Media Player për platformën Windows RT.

Shkarkimi dhe instalimi i këtij aplikacioni mbështetet edhe nga Windows 8 dhe Windows 8.1, megjithëse mund të ketë disa probleme me stabilitetin në këtë fazë beta që zakonisht janë faza adoptimi dhe testimi të funksionalitetit të aplikacioneve. Mbështetja për Microsoft Surface RT dhe Surface 2 për momentin nuk është e disponueshme, por pritet të vijë së shpejti në një kohë shumë të shkurtër.

VLC për Windows 8 është edhe realizimi i asaj fushate që u lançua fillimisht në vitin 2012. Është dashur shumë kohë për të ardhur në versionin beta të lartpërmendur, dhe akoma ka nevojë për feedback që zhvilluesit të kenë mundësi të largojnë gabimet në këtë version. Presidenti dhe zhvilluesit i VLC Jean Baptiste Kempf përmend disa veçori dhe kufizime të aplikacionit në Blogun e tij.

Në këtë artikull do të listojmë vetëm kufizimet:

Aplikacioni aktualisht është i ngadaltë, më i ngadaltë se version për desktop dhe nuk ka akselerim të harduerit.

Mbështetja për titrat nuk është e mirë akoma, dhe mbështet vetëm titrat e fiksuara, kjo është një pikë e rëndësishme fokusimit për momentin.

Zëri duket sikur nuk funksion me të gjitha konfigurimet.

Playlist nuk janë të mbështetura në ndërfaqe.

Qartësisht vihet re mungesa e stabilitetit siç duhet të jetë normalisht.

Për ata që nuk janë akoma të familjarizuar më këtë aplikacion, VLC mbështet pothuajse çdolloj formati multimedia audio dhe video. Ky aplikacion me burim të hapur është i disponueshëm për të gjitha platformat dhe ky lëshim është një hap i rëndësishëm. Me certifikimin e Microsoft-it dhe feedback-un e komunitetit të përdoruesve, VLC-ja shpreson të lëshojë një version të përmirësuar të aplikacionit shumë shpejt. (PCWorld Albanian)

vlc-windows8

Lajmet e fundit>