Lajmet

VLC Media Player rikthehet sërisht në App Store

Feb 18 2015
0 Shpërndarje
VLC Media Player rikthehet sërisht në App Store

iphoneblackplaybackvlVLC për iOS, një aplikacion mjaft i njohur, është rikthyer sërisht në dyqanin e aplikacioneve App Store pas fshirjes në muajin Shtator të 2014. Zhvilluesit e këtij aplikacioni asnjëherë nuk deshën të komentonin mbi këtë largim të papritur nga dyqani i Apple por deklaruan se ishin duke punuar me kompaninë për të gjetur një zgjidhje. Më vonë ata premtuan se VLC do të ishte përsëri i disponueshëm në App Store në fillim të 2015.

Popullariteti i aplikacionit vjen me mënyrën se si përdoruesit iOS shohin me anë të saj video madje dhe në formatet MKV, AVI, DivX etj. Aplikacioni gjithashtu mbështet transmetimin live, titrat dhe lejon dhe shkarkimin e videove në Dropbox apo Google Drive. Më vonë mësuam se largimet e mëparshme të këtij aplikacioni nga App Store erdhën në sajë të një problemi liçensimi mbi projektet me kod të hapur. Aplikacioni ishte i disponueshëm në iTunes edhe në 2013 për tu fshirë sërisht brenda këtij viti për arsye ende të paditura.

Versioni i ri i këtij aplikacioni u pikas nga një përdorues i Reddit i cili shkrepi disa imazhe të softuerit. Bëhet fjalë për versionin 2.4.1 i cili është përshtatur për ekranet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Por duket se akoma aplikacioni nuk është i disponueshëm në të gjitha tregjet. Ata që e kanë përdorur më parë këtë aplikacion kanë të drejtë të shkarkojnë versionin e ri të tij.

Akoma është e paqartë se sa do të zgjasë disponueshmëria e aplikacionit. Disa raporte të tjera zbulojnë se kompania mund të ketë hasur probleme me lançimin e këtij aplikacioni ndaj dhe ai po bëhet i disponueshëm gradualisht. Por që janë hedhur poshtë këto supozime duke konfirmuar se aplikacioni do të bëhet i disponueshëm gradualisht siç ndodh zakonisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>