Biznes

Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Pronari i Snapchat, një aplikacion mobil me të cilin përdoruesit realizojnë foto dhe video që humbasin pas pak sekondash, shikoi aksionet të biejnë në 17 dollar ditën e sotme. Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë Photo Source: Reuters

Aksionet e Snap ranë me 4.9% ditën e Enjte duke prekur vlerën e daljes në bursë dhe treguar humbjen e besimit tek investitorët ndërsa kompania përballet me konkurrencën e egër të Facebook.

Pronari i Snapchat, një aplikacion mobil me të cilin përdoruesit realizojnë foto dhe video që humbasin pas pak sekondash, shikoi aksionet të biejnë në 17 dollar ditën e sotme.

Aksionet e Snap ishin 29.44 dollar pas debutimit dhe që nga ajo ditë ato kanë shënuar vetëm rënie. Snapchat është aplikacion mjaft popullor tek moshat e reja, por Wall Street-i është i shqetësuar për rritjen e ngadaltë të bazës së përdoruesve.

Rënia poshtë vlerës së daljes në bursë tregon se kemi të bëjmë me humbje besimi, por një situatë e tillë nuk është e paprecedent në mesin e kampionëve të Luginës së Silikonit. Aksionet e Alibaba ranë poshtë vlerës së daljes në bursë 233 ditë më pas ndërsa Facebook vetëm dy ditë.

Ndërsa sot vlera e aksioneve të Facebook është 300% më e lartë që sesa ajo e daljes në bursë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>