Lajmet

Vlera e Apple është më e lartë se Google dhe Microsoft së bashku

Feb 12 2015
0 Shpërndarje
Vlera e Apple është më e lartë se Google dhe Microsoft së bashku

iphone-5-gold-10Raportimet e fundit të Apple dhe të të ardhurave të saj kanë bërë që Apple të vendosë një rekord të ri dhe të vlerësohet me 716.7 miliard dollar. Ky vlerësim e rendit Apple si kompaninë amerikane më me vlerë në ditët e sotme. Kjo na vë gjithashtu para një fakti surprizues: Pjesa e tregut të Apple është më e madhe se ajo e Google dhe Microsoft së bashku.

Kjo është një llogaritje tepër e thjeshtë; 716.7 miliard dollarët e Apple janë më shumë se 365.46 miliardët e Google plus 349.89 miliard dollarët e Microsoft. Po të mbledhin dy shifrat e fundit na rezulton se Google dhe Microsoft vlerësohen së bashku me 715.35 miliard dollar ose një milliard më pak se Apple. Për të kuptuar më shumë duhet të përmendim dhe faktin se kompanitë e tjera të vlerësuara mbi 200 miliard dollar janë vetëm Facebook dhe operatorit amerikan fiks dhe mobil Verizon.

Investitori aktivist Carl Icahn deklaroi se Apple shumë shpejt mund të prekë shifrat e një trilioni. Nëse Apple vazhdon me të njëjtat ritme, duke iu ofruar konsumatorëve produkte të cilësisë së lartë që kënaqin kërkesat e tyre më shumë se produktet e rivalëve të saj në treg, nuk ka asnjë arsye që Apple të vendosë sërish rekorde në të ardhurat e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>