Lajmet

Vlera e Bitcoin arrin në 1,900 dollar

May 19 2017
0 Shpërndarje
Rritja më e fundit e dërgon monedhën në 102% të vlerës së saj të 27 Marsit. Ajo vjen si rezultat i lajmeve se Japonia e ka pranuar si një metodë ligjore pagesash. Vlera e Bitcoin arrin në 1,900 dollar

Bitcoin vijon rritjen. Brenda natës monedha dixhitale arriti në 1,900 dollar për herë tparë. Aktualisht është rritur edhe me 2.3% të tjera në 1938 dollar.

Rritja më e fundit e dërgon monedhën në 102% të vlerës së saj të 27 Marsit. Ajo vjen si rezultat i lajmeve se Japonia e ka pranuar si një metodë ligjore pagesash.

Gjithashtu distributori më i madh Rus Ulmart tha se do të pranojë pagesat përmes Bitcoin.

Gjithashtu rritja vjen edhe nga spekulimet se autoritetet Amerikane mund ta pranojnë Bitcoin si një monedhë të ligjshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>