Biznes

Vlera e Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Feb 5 2018
0 Shpërndarje
Vlera e bitcoin ka rënë me mbi 50% që kur arriti rekordin prej 20,000 dollarësh në Dhjetor. Javën e kaluar monedha pati performancën më të keqe që nga 2013-ta. Vlera e Bitcoin bie në 7,500 dollarë

Monedha virtuale më e njohur në botë Bitcoin ra me 7% ditën e Hëne duke arritur pikën më të ulët në 2 muaj.

Ajo u këmbye me 7,599 dollarë në bursën e Luksemburgut Bitstamp pas alarmit të ngritur nga autoritetet.

Vlera e bitcoin ka rënë me mbi 50% që kur arriti rekordin prej 20,000 dollarësh në Dhjetor. Javën e kaluar monedha pati performancën më të keqe që nga 2013-ta.

Ditën e Dielë grupi bankar Lloyds tha se do të ndalonte konsumatorët e saj të blinin bitcoin me kartat e kreditit. Ajo ju bashkua gjigandëve Amerikanë JPMorgan Chase dhe Citigroup të cilët njoftuan ndalime të ngjashme. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>