Biznes

Vlera e bitcoin është fryrë artificialisht thonë një hulumtim

Jun 14 2018
0 Shpërndarje
Në Dhjetor bitcoin arriti deri në 20,000 dollarë ndërsa të Mërkuren këmbehej me 6,624 dollarë. Vlera e bitcoin është fryrë artificialisht thonë një hulumtim

Ka prova se një monedhë dixhitale e këmbyeshme ne dollarin Amerikan “Tether”, mund të jetë përdorur për të manipuluar çmimin e bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike raportoi Universiteti i Teksasit ditën e Mërkure.

“Tether po përdoret për të stabilizuar dhe manipuluar çmimin e bitcoin,” shpreheshin profesori John Griffin dhe studentit Amin Shams.

Kritikët kanë ngritur shqetësimin se Tether Limited mban 1 dollarë për çdo monedhë tether të hedhur në qarkullim. Monedha me vlerë 2.2 miliardë dollarë janë prodhuar që nga Marsi i 2017-ës.

Autoritetet rregullatorë në mbarë botën kanë ngritur alarmin ndaj monedhave kriptografike. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur hetim ndaj manipulimit të çmimeve të bitcoin dhe monedhave të tjera raportoi Bloomberg muajin e kaluar.

Në Dhjetor bitcoin arriti deri në 20,000 dollarë ndërsa të Mërkuren këmbehej me 6,624 dollarë.

Hulumtuesit zbuluan se kur vlera e bitcoin binte, më shumë monedha tether po hidheshin në qarkullim. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>