Biznes

Vlera e Bitcoin mund të shkojë deri në 3,700 dollar: Goldman Sachs

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Ky parashikim vjen dy javë pasi firma tha se Bitcoin mund të shohë rënien e saj më të madhe prej muajsh deri në 1,700 dollar. Vlera e Bitcoin mund të shkojë deri në 3,700 dollar: Goldman Sachs Photo Source: Fortune

Bitcoin po gjen mbështetje të gjërë dhe është në drejtimin e duhur për të kapur vlerën e 3,700 dollarëve sipas Goldman Sachs.

Ky parashikim vjen dy javë pasi firma tha se Bitcoin mund të shohë rënien e saj më të madhe prej muajsh deri në 1,700 dollar.

Por po ndodh e kundërta sepse Bitcoin është rritur me 20% që nga 17 Korriku dhe aktualisht tregtohet me 2,285 dollar. Por sa larg mund të shkojë? Sipas Goldman Sachs Bitcoin mund të shënojë rekorde reja deri në 3,700 dollar.

Vetëm gjatë 2017-ës monedha më popullore virtuale në botë është rritur me 140%. Rekordi i saj më i lartë është 12 Qershori me një vlerë prej 3,000 dollarësh. /CIO Albania

Lajmet e fundit>