Biznes

Vlera e Bitcoin ra nën 4,000 dollar

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Monedha ra nën 4,000 dollar mëngjesin e ditës së sotme në 3,992 dollar sipas Coinbase ndërsa tani gjendet në 4,050 dollar. Vlera e Bitcoin ra nën 4,000 dollar

Rritjes së Bitcoin duket se i erdhi fundi përkohësisht ndërsa vlera e monedhës dixhitale ra nën 4,000 dollar ditën e hëne.

Bitcoin u rrit ndjeshëm javën e kaluar duke thyer kufirin prej 4,000 dollarësh për herë të parë përpara se të parkohej në 4,479 dollar. (http://bit.ly/2x07Bnl)

Megjithatë pasi ndaloi të Premten, tregtuesit filluan të shisnin monedha për të gjeneruar fitim, diçka që ktheu pas bitcoinin.

Monedha ra nën 4,000 dollar mëngjesin e ditës së sotme në 3,992 dollar sipas Coinbase ndërsa tani gjendet në 4,056 dollar.

Në fillim të këtij muaji blockchain i bitcoin u nda për të formuar një monedhë të re, Bitcoin Cash. Që nga e Enjtja kjo e fundit pati një rritje të konsiderueshme duke prekur kufirin e 913 dollarëve përpara se të binte në 677 dollar në këto momente që po shkruajmë.

Monedha e tretë më e madhe për nga vlera e tregut është Ethereum e cila u rrit me 5% në 323 dollar gjatë fundjavës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>