Analiza

Vlera e Facebook-ut në treg arrin 200 miliardë $

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Vlera e Facebook-ut në treg arrin 200 miliardë $

facebook_logo_reutersSipas një raporti, vlera e rrjetit social më të madh në botë, ka prekur shifrat e 200 miliardë dollarëve në treg, duke e bërë këtë kompani të mbajë vendin e 22 në listën e kompanive më të mëdha. Stoku i kompanisë arriti të hënën 77.6 dollarë duke e rritur vlerën e tregut në 200.26 miliardë dollarë.

Nga rezultatet e raportit pretendohet se e ardhmja e kompanisë do të jetë e artë sepse Facebook ka marrë nën pronësi dhe rrjetin social të fotove Instagram dhe aplikacionin për telefonë Whatsapp. Kompania gjigante ka blerë dhe Oculus VR për 2 miliardë $. Jo më larg se të hënën vet kompania njoftoi se ajo kishte vetëm në Afrikë 100 milion përdorues aktivë.

Facebook tashmë rankohet pas kompanisë së komunikimit Verizon Communications Inc dhe korporatës Toyota Motor Corp në listën e kompanive më të mëdha në botë. “Çmimi mesatar për një reklamë ishte 123% më i lartë në këtë tremujor krahasuar me vitin e kaluar,” tha në një konferencë CFO i Facebook, Dave Wehner.

Ai vazhdoi: “Çmimi i tyre korrespondon me vlerën që ato krijojnë. Ne po fokusohemi në perfeksionimin gjithnjë e më shumë të reklamave që ato të jenë më të personalizuara për përdoruesit e Facebook dhe për bizneset gjithashtu.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>