Biznes

Vlera e tregut e monedhave kriptografike bie nën 200 miliardë dollarë

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Në Janar të këtij viti ndryshoi trendi. Çmimet filluan të binin me shpejtësi dhe tani duket sikur kemi arritur një cikël të plotë. Vlera e tregut e monedhave kriptografike bie nën 200 miliardë dollarë

Në Maj të 2017-ës tregu i monedhave kriptografike pati periudhën më intensive me monedha si Ethereum që u rritën me 1,400% në tre muaj.

Vlera e tregut e tyre atë kohë ishte afro 80 miliardë dollarë.

Përgjatë 2017-ës arriti një pikë ku vlera totale ishte 800 miliardë dollarë dhe një bitcoin thuajse kushtonte 20,000 dollarë.

Në Janar të këtij viti ndryshoi trendi. Çmimet filluan të binin me shpejtësi dhe tani duket sikur kemi arritur një cikël të plotë.

Sot të gjitha monedhat kriptografike të marra së bashku nuk kushtojnë më shumë se 193 miliardë dollarë dhe është hera e parë që bie poshtë 200 miliardë dollarëve që nga Nëntori i 2017-ës.

Bitcoin ra deri në 6,007 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa Ethereum deri në 264 dollarë përpara se të shënonin rritje të vogël.

Ripple, Bitcoin Cash dhe EOS ishin me rënie. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>