Biznes

Vlera totale e monedhave kriptografike arrin pikën më të ulët që prej 10 muajsh

Sep 10 2018
0 Shpërndarje
Të gjitha këto zhvillime bënë që vlera totale e tregut të monedhave kriptografike të binte me 44 miliardë dollarë brenda javës në 191.1 miliardë dollarë më 8 Shtator. Vlera totale e monedhave kriptografike arrin pikën më të ulët që prej 10 muajsh

Vlera totale e monedhave kriptografike ra në pikën më të ulët në 10 muaj ditën e Shtune.

Më 5 Shtator vlera e monedhës kriptografike më të madhe në botë ra me 1,000 dollarë ndërsa edhe Ethereum ra në pikën më të ulët që prej 12 muajsh.

Të gjitha këto zhvillime bënë që vlera totale e tregut të monedhave kriptografike të binte me 44 miliardë dollarë brenda javës në 191.1 miliardë dollarë më 8 Shtator.

Kjo është pika më e ulët që prej 2 Nëntorit të 2017-ës.

Në këto moment që po shkruajmë vlera totale është 195.4 miliardë dollarë, një rënie me 16% krahasuar me një muaj më parë dhe 77% nga rekordi prej 830 miliardë dollarësh arritur në Janar.

Dominimi i bitcoin është edhe faktori kryesor i rënies sepse monedha ka humbur 56% të vlerës në 10 muaj. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>