Lajmet

VLSub shkarkon automatikisht titrat për VLC

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
VLSub shkarkon automatikisht titrat për VLC

Nuk është edhe aq e vështirë që të gjeni titra online për filmat që dëshironi t’i shihni, por ju mund të kurseni disa hapa me shtojcën VLSub për media lëshuesin VLC.

Pas shkarkimit të shtojcës nga GitHub, vetëm vendoseni atë në folderin e duhur.

• Windows: C:/Program Files/VideoLAN/VLC/lua/extensions/

• OS X: /Applications/VLC.app/Contents/MacOS/share/lua/extensions/

• Linux: ~/.local/share/vlc/lua/extensions/

Sapo ta hapni një film, ju mund të gjeni VLSub në menunë View në Windows dhe Linux dhe në VLC> Extensions në një Mac. Ndërfaqja automatikisht do të përpiqet që të vendos emrin e skedarit të filmit tuaj, por ju mund ta ndryshoni nëse është e nevojshme dhe madje të shtoni sezonën dhe numrin e episodit për emisionet televizive.

VLSub do të bëjë një kërkim për të gjetur skedarët me titra, duke iu mundësuar që të zgjidhni një që mund të ju pëlqejë dhe e shkarkon menjëherë atë. Kurdo që e mbyllni dritaren e shtojcës dhe e nisni sërish filmin tuaj, titrat do të paraqiten automatikisht.

VLC nuk është duke bërë ndonjë gjë që nuk do të mund ta bënit ju vetë, por mund të ju kursejë një minutë ose dy për të ju kthyer tek filmi juaj. (PCWorld Albanian)

VLSun VLC

Lajmet e fundit>