Biznes

VMware blen kompaninë e ruajtjes virtuale Virsto

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
VMware blen kompaninë e ruajtjes virtuale Virsto

VMware është duke zhvilluar strategjinë e saj të re nje “qëndër të dhënash për softuer të përcaktuar”, me blerjen e kompanisë Virsto Software e cila merret me ruajtjen virtuale të të dhënave.

“Ne besojmë se duke zgjeruar përfitimet nga virtualizimi në cdo fushë të qëndrës së të dhënave – llogaritje, rrjet, hapësirë ruajtëse-mund të ndihmojmë konsumatorët tanë të arrijnë nivele të papara të eficencës dhe shkathtësisë”, shkruajti të hënën John Gilmartin, zëvëndës presidenti i VMware, në një postim në blog. Afatet e kontratës nuk u bënë publike, por pritet të përfundohet në gjysmën e parë të këtij viti.

Vmware aktualisht është në krye të tregut të llogaritjeve virtuale, edhe pse kompani të tjera si- Microsoft, Red Hat dhe Citrix—janë duke synuar për zgjerimin e tyre në këtë treg.

Vmware bëri një blerje të konsiderueshme prej 1.2 miliardë $ të kompanisë Nicira vitin e kaluar si pjese e tregut të rrjeteve virtuale. Tani, me blerjen e Virsto, kompania po konsolidon aftësitë e saj të ruajtjes virtuale.

“Virtro ka zhvilluar një model të menaxhimit qëndror të ruajtjes VM që përshpejton perfomancën e saj I/O për çdo bllok-sistem të bazuar në ruajtje duke siguruar shërbime të dhënash efiçente si klonet edhe kapjet e çastit VM”, shpjegon Gilmartin.

David Floyer, CTO tek firma analiste The Wikibon Project, vërejti në një post blogu që Vmware po i përgjigjet rritjes së interesit të Microsoftit për ruajtjen virtuale. (PCWorld Albanian)

vmware

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>