Lajmet

Vocre për Android përkthen fjalët tuaja në një gjuhë tjetër në kohë reale

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Vocre për Android përkthen fjalët tuaja në një gjuhë tjetër në kohë reale

VocreTranslate-AndroidPas suksesit në iOS, Vocre vjen edhe për Android, me më tepër karakteristika përfshi një opsion që përkthen dhe shfaq atë që jeni duke thënë ju dhe personi me të cilin po flisni në formë teksti, në mënyrë që të jetë i lexueshëm nga të dyja palët.

Vocre ka qenë gjithmonë një prej mjeteve më të mira për përkthim, dhe lançimi për Android sjell 39 gjuhë të ndryshme, si dhe shpejtësi më të lartë përkthimi krahasuar me versionin për iPhone.

Ndërkohë, përmes opsionit “desktop conversation mode” mund të bëni këtë gjë: vendosni telefonin mbi tryezë, zgjidhni gjuhën tuaj dhe atë të personit me të cilin po flisni dhe filloni të flisni.

Aplikacioni do të përkthejë çdo gjë që thotë secili prej jush në gjuhën amtare të secilit dhe do ta shfaqë në ekran në mënyrë që të lexohet nga të dy personat.

Vocre kushton aktualisht 2.99 $ në Google Play dhe nuk ju detyron të paguani për çdo përkthim ashtu si versionet e kaluara.

Disa përdorues kanë shkruar se përkthimet nuk janë perfekte , për shembull disa gjuhë lexohen në vetëm një gjini (arabishtja), por nuk duhet harruar se zhvilluesit janë ende duke e përmirësuar aplikacionin.

Për të krijuar një ide më të qartë, shihni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>