Lajmet

Vodafone Albania me veçori atraktive për klientët e saj

Jun 4 2010
0 Shpërndarje
Vodafone Albania me veçori atraktive për klientët e saj

Aktiviteti më i madh sportiv botëror i vitit – Kampionati Botëror Fifa 2010 – mund të ndiqet në çdo hap përmes një web-portali të dedikuar, që vjen ekskluzivisht në tregun shqiptar nga Vodafone Albania në bashkëpunim me FIFA.

Të gjitha lajmet lidhur me Kampionatin Botëror FIFA 2010 vijnë në kohë reale në celularin e përdoruesve të këtij operatori. Gjithashtu ata do të mund të marrin edhe SMS dhe MMS njoftues sipas dëshirës për një, disa apo për të gjitha ndeshjet dhe ky informacion do të arrijë  direkt nga stadiumet.

Përmes këtij shërbimi përdoruesit e Vodafone do të mund të informohen për gjithçka që ndodh në botërorin e Afrikës së Jugut: informacione rreth të 64 ndeshjeve, informacione statistikore për ekipet, lojtarët dhe garën.

Gjithashtu do të ketë mundësi për personalizimin e ekranit të pajisjeve me imazhe dhe screensaver statik ose të animuara, himnin e FIFA-së si ringtone për celular apo mund argëtohen me lojën unike Zakumi Keepy Uppy.
 
Kostoja e këtij shërbimi është vetëm 500 lek (me TVSH) dhe kjo kosto mbulon informimin mbi të gjithë përmbajtjen e Kampionatit Botëror Fifa 2010, deri në 30 shtator 2010.

Kostoja e mësipërme është gjithçka që do të jetë e nevojshme për të paguar për të parë lajmet nga Botërori në celular përmes web portalit si dhe për të gjitha SMS, MMS apo imazhet që merren, klipet dhe zilet.

Regjistrimi për përfitimin e këtij shërbimi është shumë i thjeshtë dhe mund të realizohet nëpërmjet  shfletuesit të internetit në pajisjen mobile duke klikuar në www.vodafone.al/fifa dhe duke ndjekur hapat e regjistrimit që shfaqen në ekran.

Lajmet e fundit>