Biznes

Vodafone Albania, tre muaj falas "BlackBerry Internet Service" për abonentët e rinj

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Vodafone Albania, tre muaj falas "BlackBerry Internet Service" për abonentët e rinj

Në Shqipëri RIM (prodhuesi i Blackberry) dhe Vodafone mundësuan shërbimet e “BlackBerry” në qershor të vitit të kaluar duke e vendosur edhe Shqipërinë në hartën e vendeve ku fjalët biznes dhe BlackBerry duket se gjejnë përputhjen natyrale.

Mbas një prezantimi të suksesshëm në treg të shërbimeve BlackBerry, tashmë “Vodafone Albania” ka prezantuar një ofertë të re për të gjithë konsumatorët potencial që dëshirojnë ti bashkohen komunitetit të BlackBerry.

Secili që vendos të blejë për vete një aparat BlackBerry prej modeleve të përcaktuara në ofertë, në njërin prej dyqaneve të “Vodafone Albania”, do të ketë mundësinë e përfitimit të tre muajve shërbim interneti “BlackBerry”  pa paguar tarifën fikse mujore.

Tashmë “Vodafone” ka prezantuar në dyqanet e saj tre modele të aparateve BlackBerry (Blackberry Curveâ 8520, Blackberry Curveâ 8900 dhe Blackberry Boldâ 9000) me blerjen e të cilëve mund të përfitohet nga kjo ofertë.

Lajmet e fundit>