Lajmet

Vodafone Albania vjen me një pamje të re në aplikacionin My Vodafone

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Versioni 3.0.0.15 doli të Enjten në dyqanin e aplikacioneve Android, Google Play Store, ndërsa përdoruesit e iOS duhet të presin edhe ca ditë përpara se ta kenë në dispozicion. Vodafone Albania vjen me një pamje të re në aplikacionin My Vodafone Photo Source: PCWorld Albanian

Operatori telefonisë së lëvizshme Vodafone publikoi ditën e djeshme aplikacionin e ri My Vodafone i cili vjen me një pamje plotësisht të re dedikuar thjeshtësisë në përdorim.

Versioni 3.0.0.15 doli të Enjten në dyqanin e aplikacioneve Android, Google Play Store, ndërsa përdoruesit e iOS duhet të presin edhe ca ditë përpara se ta kenë në dispozicion.

Me aplikacionin e ri Vodafone sjell:

  • Ridizenjim i plotë në eksperiencë dhe funksionalitete
  • Kontroll i paketës bazuar në njësi komunikimi (internet, min, SMS) direkt në faqen kryesore
  • Kontroll i balancës dhe shpenzimet jashtë pakete njësi komunikimi (internet, minuta, SMS) direkt në faqen kryesore
  • Personalizim i aplikacionit me emër/foto profili
  • Historiku i rimbushjeve
  • Fatura e muajit të fundit në format pdf dhe detyrimet e 12 muajve paraardhës për klientët me kontratë
  • Konvertim i kuponave të lojës Vodafone Mini City

Aplikacioni mund të instalohet në të gjitha pajisjet me Android 4.4 KitKat dhe më shumë. 

Ridizajnimi i aplikacionit erdhi pak javë pas lançimit të Profili nga ALBtelecom, gjithashtu një aplikacion mjafti i mirë i kontrollit të balancës dhe shpenzimeve tuaja celulare.

Vodafone gjithashtu ofron 4GB falas për përdoruesit dhe te regjistruarit e aplikacionit.

Vlen të përmendet se Vodafone dhe ALBtelecom janë të vetmit që ofrojnë një aplikacion të tillë duke lënë pas Telekom Albania dhe Plus Communications. /PCWorld Albanian

Tags >

Vodafone
Lajmet e fundit>