Blog

Vodafone Britani heq tarifat roaming me 40 shtete, përfshihet edhe Shqipëria

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Kjo është një mundësi e artë sidomos për shqiptarët të cilët punojnë dhe jetojnë në Britani dhe kalojnë pushimet e tyre të verës në Shqipëri. Vodafone Britani heq tarifat roaming me 40 shtete, përfshihet edhe Shqipëria

Vodafone hoqi plotësisht tarifat roaming për konsumatorët Britanikë në 40 shtete, që do të thotë se përdoruesit mund të përdorin planet aktuale tarifore pa asnjë kosto ekstra pothuajse në të gjithë Evropën.

Në Qershor pritet që Bashkimi Evropian të heqë tarifat roaming për 28 vendet anëtare. Në Shtetet ku Vodafone do të ofrojë zero tarifa roaming për Britanikët përfshihet edhe Shqipëria.

Kjo është një mundësi e artë sidomos për shqiptarët të cilët punojnë dhe jetojnë në Britani dhe kalojnë pushimet e tyre të verës në Shqipëri.

Megjithatë vlen të theksohet se ky ndryshim fillimisht do të aplikohet vetëm për abonentët e rinj me parapagesë dhe me kontratë. /PCWorld Albanian

Tags >

Vodafone
Lajmet e fundit>