Biznes

Vodafone do të ofrojë 25 GB hapësirë falas në Dropbox për të gjithë abonentët përfshi edhe ata shqiptar

Feb 28 2015
0 Shpërndarje
Vodafone do të ofrojë 25 GB hapësirë falas në Dropbox për të gjithë abonentët përfshi edhe ata shqiptar

vodafone-600x230

Dropbox është kthyer në një aplikacion tepër popullor për përdoruesit ditët e sotme. Së fundmi kompania ka vendosur një marrëdhënie bashkëpunimi me operatorin e njohur të telefonisë celulare Vodafone. Eksperienca e Dropbox do të afrohet në formën e një shërbimi të quajtur Backup+ i cili do të fillojë të ofrohet muajin që vjen. Në sajë të tij përdoruesit e Dropbox që janë njëkohësisht klientë të Vodafone do të përfitojnë 25GB hapsirë falas në Dropbox për një vit. Kjo ofertë do të jetë e disponueshme për të gjithë abonentët e Vodafone në të gjithë botën përfshi këtu edhe Shqipërinë

Gjithashtu aplikacioni Dropbox do të vijë i instaluar në çdo smartfon Android të shitur nga Vodafone. Vodafone do të integrojë automatikisht Dropbox në shërbimin e saj Backup+, duke i dhënë kështu konsumatorëve një mënyrë të thjeshtë e të sigurt për të ruajtur të dhënat e tyre si foto, video, muzikë, skedarë etj. Kështu nëqoftëse ata ndërrojnë telefonin e tyre, e gjithë përmbajtja do të ruhet përmes Dropbox dhe do të shfaqet automatikisht në telefonin e ri pasi përdoruesi të jetë regjistruar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>