Lajmet

Vodafone fton të rinjtë e talentuar në teknologji në Disruption Camp me 28-30 Shtator

Aug 29 2018
0 Shpërndarje
Pjesëmarrësit do të demonstrojnë aftësitë dhe potencialin e tyre në Vodafone Disruptive Camp duke punuar me profesionistë të Vodafone dhe folës ndërkombëtare për të zhvilluar idenë e tyre. Vodafone fton të rinjtë e talentuar në teknologji në Disruption Camp me 28-30 Shtator

Me 28 deri më 30 Shtator Vodafone Albania organizon Disruption Camp, një aktivitet i dedikuar të rinjve të talentuar dhe të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Nëse jeni 19-25 vjeç ju keni shansin ti bashkohen kësaj ngjarje dhe të takoni folës motivues ndërkombëtarë, të ndiqni trajnimi të ndryshme për trendet e reja të punës dhe të eksploroni profesionet e së ardhmes.

Aktiviteti do të mbahet në Llogara Tourist Village pranë rrugës Nacionale Vlorë Sarandë dhe vetëm 25 vetë do të kenë shansin të përfitojnë nga eksperienca që ofron.

Pjesëmarrësit do të demonstrojnë aftësitë dhe potencialin e tyre në Vodafone Disruptive Camp duke punuar me profesionistë të Vodafone dhe folës ndërkombëtare për të zhvilluar idenë e tyre.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një biografi të shkurtër të tyre përmes një videoje 3 minutëshe, të dërgojnë linkun e tyre të Linkedin dhe të ndajnë me Vodafone punën e rekomanduar nga Vodafone Future Jobs Finder.

Të gjitha këto dokumente dhe informacione duhen dërguar përmes e-mail-it: [email protected]. Afati i fundit i aplikimeve është data 14 Shtator 2018.

Axhenda e aktivitetit vijon:

  • E Premte 07:00-20:00
  • E Shtune 08:00-19:00
  • E Diele 08:00-17:00.

Për të reja më të fundit ju ftojmë të ndiqni aktivitetin e publikuar në rrjetin social Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>