Blog

Vodafone me mbulim LTE edhe në Hënë

Mar 23 2017
0 Shpërndarje
Taurus-Littrow është Lugina ku zbarkoi anija e parë hapësinore në Hënë Apollo 17 dhe për herë të parë njerëzit shkelën një planet tjetër veç Tokës. Vodafone me mbulim LTE edhe në Hënë

Falë Vodafone, Lugina Taurus-Littrow do të ketë stacionin e parë të rrjeteve celulare vitin e ardhshëm.

Deri më sot diçka e tillë ka qenë e panevojshëm sepse vizitori i fundit në këtë Luginë daton që nga 1972, një vit përpara se të shpikej telefoni celular.

Taurus-Littrow është Lugina ku zbarkoi anija e parë hapësinore në Hënë Apollo 17 dhe për herë të parë njerëzit shkelën një planet tjetër veç Tokës.

Sistemet e Vodafone që do të dërgohen në Hënë do të jenë të bazuara në LTE dhe C-V2X, një shtojcë e LTE-së për makinat inteligjence të cilat komunikojnë me njëra tjetrën.

C-V2X kur të bëhet pjesë e standardit LTE do tu mundësojë makinave komunikim me njëra tjetrën duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale nga sensorët dhe kamerat.

Vonesat e transmetimit dhe trafiku i lartë nuk kanë për të qenë problem por mungesa e infrastrukturës, po. Me variantin C-V2X të LTE-së, një rover i cili është në lartësinë më të madhe do të shërbejë si një stacion i cili transmeton të dhëna mes roverave të tjetër dhe tokës.

Aktualisht Vodafone zotëron vetëm katër module C-V2X LTE të mjaftueshme për misionin në Hënë. /PCWorld Albanian

Tags >

Vodafone
Lajmet e fundit>