Lajmet

Vodafone: Qeveritë kanë ndërhyrë në sistemet e kompanisë për të përgjuar konsumatorët

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Vodafone: Qeveritë kanë ndërhyrë në sistemet e kompanisë për të përgjuar konsumatorët

Në një zbulim gjigant në përvjetorin e parë të publikimit të dokumenteve sekrete nga Snowden që tregonin rreth përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, kompania ndërkombëtare e telekomunikacionit, Vodafone pranon se agjencitë qeveritare kanë instaluar kabllo në sistemet e kompanisë që bëjnë të mundur dëgjimin dhe gjurmimin e telefonatave të konsumatorëve. The Guardian raporton se ky telekom, i cili operon në 29 shtete, ka pranuar që në disa shtete janë regjistruar fjalë për fjalë telefonatat në sistemin e shërbimeve mobile dhe fikse të kompanisë. Ndërkohë që pjesë e këtyre shteteve dyshohet të jetë dhe Shqipëria.

Vodafone_web_Update_060614

Ngaqë është e paligjshme në disa shtete për Vodafone të zbulojë se qeveria po akseson sistemin e saj me qëllim mbikëqyrje dhe përgjimin, kjo kompani nuk ka bërë me dije se cilat shtete kanë përgjuar qytetarët. Në Shqipëri, Egjipti, Hungari, Indi, Maltë, Katar, Rumani, Afrika e Jugut dhe në Turqi, është e paligjshme që të zbulohet çdo informacion në lidhje me përgjimet telefonike ose përgjimin e përmbajtjes së thirrjeve telefonike nga kjo kompani celulare. Kompania po ashtu zbuloi se të tjerë telekomë po monitorohen përmes të njëjtit sistem.Telekomi është gati të lëshojë një raport zbulimi për detyrimet ligjore që i janë vendosur kompanisë ditën e premte. Raporti do të detajojë sesi autoritetet qeveritare po monitorojnë përdoruesit e kompanisë.(PCWorldAlbanian 

 

 

Lajmet e fundit>