Biznes

Vodafone shpërblehet me çmim ndërkombëtar

Apr 30 2010
0 Shpërndarje
Vodafone shpërblehet me çmim ndërkombëtar

Çmimet për Raportimin më cilësor për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave u prezantuan gjatë javës së shkuar në Londër prej organizmit të pavarur “Corporate Register Reporting Awards”.

Konkurrentë për këto çmime ishin 130 korporata globale, nga më të mëdhatë. Për vlerësimin e cilësisë së raportimit të përgjegjshmërisë të këtyre korporatave votuan më se 8000 profesionistë. Përgjegjshmëria sociale është një ndër fushat parësore të aktivitetit të Vodafone edhe në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë gjithmonë në linjën e parë të ushtrimit të rolit të përgjegjshmërisë ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Ndihma financiare e Vodafone Albania në mbështetje të të prekurve nga tragjedia e Gërdecit, kontributi për përballimin e dëmeve nga përmbytjet në Shkodër, skema e riciklimit të celularëve të përdorur, angazhimi për reduktimin e gazit karbonik në atmosferë dhe shumë projekte të tjera sociale dhe mjedisore përbëjnë një reagim serioz të një kompanie që e vlerëson si duhet përgjegjshmërinë sociale dhe mjedisore.

Vodafone është ndër të parët biznese në Shqipëri që ka krijuar një sistem të qëndrueshëm të përgjegjshmërisë dhe kontributit social përmes fondacionit Vodafone Albania, programet e të cilit ofrojnë mbështetje financiare për iniciativa me ndikim social në ndihmë të komuniteteve në nevojë.

Lajmet e fundit>