Lajmet

Vodafone Albania bën thirrje për riciklim të celularëve të përdorur

Jan 25 2011
0 Shpërndarje
Vodafone Albania bën thirrje për riciklim të celularëve të përdorur

Vodafone Group, ku bën pjesë Vodafone Albania, e ka kthyer problemin në një mundësi për të zbatuar politika për mbrojtjen e mjedisit. Celularët e vjetër grumbullohen dhe  riciklohen duke u shndërruar në lëndë të parë për industrinë apo riparohen për t’u përdorur në tregje të reja ku çmimi i një celulari krejt të ri është një pengesë për t’i blerë ato.

Duke filluar nga data 26 Janar 2011, falë mbështetjes së dhënë nga General Electric, Vodafone Albania ka rifilluar fushatën ‘Go Green’ për riciklimin e celularëve të përdorur, në të gjithë Shqipërinë duke dhuruar për të gjithë ata që riciklojnë aparatet e tyre celulare një llapmë ekonomike, që ndihmon në kursimin e energjisë.

Vodafone Albania është i vetmi operator shqiptar në fushën e komunikimeve elektronike që në përputhje me politikat mjedisore te zbatuara ne nivel global dhe lokal,  nxiti riciklimin e aparateve celularë të përdorur. Fillimisht, skema e riciklimit të celularëve u prezantua në vitin 2006 në dyqanet Vodafone.

Gjatë vitit që shkoi fushata  e riciklimit “Go Green” nga Vodafone Albania solli në treg të parët karikues aparatesh celulare me energji diellore, të cilët iu dhuruan të gjithë atyre që ricikluan aparatet e tyre celulare duke i dorëzuar pranë rrjetit të dyqaneve Vodafone.

Me kujdesin e vazhdueshëm ndaj mjedisit dhe në kuadër të politikave të përgjegjshmërisë sociale të biznesit, Vodafone Albania sjell një tjetër nismë e cila ndihmon jo vetëm në sensibilizimin e  opinionit publik për mbrojtjen e mjedisit, por edhe në kulturen e kursimit të energjise.

Vodafone u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të dorëzojë për riciklim celularët e tyre të përdorur dhe që nuk ju nevojiten më. Kjo sipas tyre do të parandalonte hedhjen e tyre në pikat tradicionale të grumbullimit të mbeturinave që nuk ofrojnë mundësinë e veçimit dhe përpunimit të veçantë të baterive dhe pjesëve të tjera të aparateve celularë që janë të dëmshme për mjedisin.

“Duke ricikluar qoftë dhe një celular të vetëm ne ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit!” thekson Vodafone në komunikatën e saj dërguar medieve.

Lajmet e fundit>