Lajmet

Vodafone Albania me oferta speciale për festat e fundvitit

Dec 10 2010
0 Shpërndarje
Vodafone Albania me oferta speciale për festat e fundvitit

Duke filluar nga 6 Dhjetori dhe deri në fund të këtij viti, të gjithë abonentët Vodafone Card dhe Vodafone Club, të cilët kryejnë një rimbushje me 500 lekë apo më shumë nëpërmjet shërbimit E-Top Up do të bëhen automatikisht pjesëmarrës në shortin e datës 31 dhjetor, ku 2011 abonentë Vodafone do të përfitojne 2011 minuta komunikimi falas për t’u konsumuar çdo muaj gjatë gjithë vitit 2011. Sa më shumë rimbushje të tilla të kryhen aq më shume rriten shanset për t’u bërë fitues. Dhe jo vetëm kaq.

Për çdo ditë të shortit, Vodafone do të dhurojë një Samsung Galaxy Tab me të cilin abonentët fitues mund të përdorin mundësitë e pafundme që ofron shërbimi i ri 3G që do të fillojë të jetë i pranishëm për pak javë.

Lajmet e fundit>