Biznes

Vodafone Albania me ofertë të re për klientët e saj

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Vodafone Albania me ofertë të re për klientët e saj

Me konceptin e ofrimit të mundësive të komunikimit jo vetëm në të folur apo dërgim mesazhesh, por edhe për të qenë sa më pranë botës së internetit, kompania e telefonisë mobile në Shqipëri, Vodafone është paraqitur me një tjetër ofertë për klientët e saj.

Me ofertën e re të paketës së kombinuar javore për abonentët Vodafone Card, 30 minuta bisede me çdo numër kombëtar, 30 SMS kombëtare dhe 50 MB internet kushtojnë vetëm 400 Lekë (me TVSH), njofton kompania.

Burimet zyrtare nga Vodafone, detajuan për Agjencionin e Lajmeve NOA se paketa javore e minutave, mesazheve dhe internetit mund të blihet duke telefonuar 131 apo duke hyrë në menynë #123# dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse.

Koha minimale e bisedës së tarifuar për minutat e paketës është 30 sekonda dhe më pas zbatohet tarifimi për sekondë.

Në këtë mënyrë, një tjetër surprizë sapo ka mbërritur, tashmë për të gjithë abonentët Vodafone Card të cilët mund të kompletojnë nevojat e tyre për komunikim përmes paketës së kombinuar javore me minuta, mesazhe dhe internet, me një çmim që vështirë të konkurrohet.

Ajo që vërehet tani është se kompanitë celulare edhe në Shqipëri kanë filluar të ofrojnë tanimë jo vetëm mesazhe apo minuta falas por edhe internetin.

Kjo risi vjen në kohën kur përdorimi i internetit po zgjerohet shumë dhe si një nevojë e konsumatorëve që gjithnjë e më shumë duan të kenë dhe të përdorin internetin në celularin e tyre.

Lajmet e fundit>