Lajmet

Vodafone Albania u del në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
Vodafone Albania u del në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet

“Do t’iu përgjigjemi menjëherë njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore duke vënë në plan të parë teknologjinë dhe shërbimet tona” – deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Haris Broumidis. Sipas Z. Broumidis, 20 qendra shëndetësore do të pajisen me aparate celulare me kohë bisede falas për tiu vënë në dispozicion mjekëve të cilët punojnë në zonat me risk të madh përmbytjeje për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me qendrat mjekësore të ngritura nga Minsitria e Shëndetësisë.  Një sasi telefonash të tjerë me kohë bisede falas do të vendosen në ambjentet ku janë strehuar famijet e evakuara për tiu mundësuar komunikimin me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Në fillim të 2010 me situatën e rënduar të përmbytjeve në zonën e Shkodres Vodafone dhuroi një fond prej 15 million lekë (115,000 Euro) për të ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësia e natyres, fond i cili u menaxhua nga Kryqi i Kuq dhe Komiteti Ndërministror për Emergjencën.

Burime nga Vodafone thanë sot se kompania është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të përcaktuar nevojat për mbështetje shtesë ndaj komuniteteve të prekura nga përmbytjet.

Lajmet e fundit>